Skandali në Skrapar: Bllokohet buxheti, mbyllen çerdhet e shkollat, 17.000 qytetarë [pa shërbime

456
Sigal

Një ngjarje e pa precendentë ka ndodhur në Skrapar ku për shkak të bllokimit të buxhetit çerdhet, konvikti i nxënësve, shërbimi i pastrimit dhe shërbime të tjera janë mbyllur. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu. Ai ka akuzuar Ministrinë e Financave se po mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar vetëm për qëllime elektorale. Ndaj ai i ka bërë thirrje Ministres së Financave “të ndaloj një herë e më parë, këtë akt kriminal të bllokimit të buxhetit, të marri përgjegjësinë e saj ligjore për urdhrat e paprecedentë që dalin nga Ministria e saj për të ndaluar veprimet me Degën e Thesarit ndaj Bashkisë Skrapar”. Njëkohësisht Spahiu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj situate. Në kundërshtim të plotë me çdo ligj, Ministria e Financave mban të bllokuar politikisht 17 000 banorë të Skraparit duke i lënë ata pa shërbime, duke penguar veprimet financiare të Bashkisë Skrapar. Teatri i dirigjuar nga deputeti i Rilindjes Adnor Shameti për Bllokimin e Buxhetit, për të shkaktuar sa më shumë varfëri se “ashtu merret më kollaj vota” po lë, pa shërbime njerëzit hallexhinj, mbylli çerdhe, Konviktin e Nxënësve të Qytetit, Qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe, Muzeu, Sporti, Pallati i Kulturës etj. Por ky teatër për Bllokimin e Buxhetit, do t’i kthehet mbrapsht, pasi drejtësia vonon por nuk harron. Për t’i paraprirë bllokimit të buxhetit, Bashkia Skrapar i është drejtuar Gjykatës Administrative Vlorë me Kërkesë Padi me objekt: “Sigurimin e Padisë” për vendimet e kundraligjshme. Gjykata ka dalë me vendim për “moskompetencë gjykimi” duke ja drejtuar çështjen Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Aktualisht, vendimi nuk është zbardhur kur ligji parashikon që këto çështje duhet të gjykohen brenda 5 ditëve për t’u paraprirë pasojave. Edhe sot që po flasim vendimi është i pazbardhur nga gjyqtari i çështjes, dikur këshilltar i Ramës në Zyrën Elektorale Vlorë. Të ndodhur në këto kushte, Skrapari rrezikon të kthehet qëllimisht në Qytet ku sipas planit të socialistëve njerëzit duhet të largohen nga ky vend, e ta braktisin atë se kështu e dashkërka Rilindja; Të varfër, pa kopshte, pa çerdhe e shkolla, pa shërbime etj. Përplasja politike mes Partisë Socialiste dhe LSI-së në Skrapar bllokoi në dhjetor miratimin e buxhetit. Por një buxhet i miratuar nga këshilltarët e PS-së në janar të këtij viti konsiderohet i paligjshëm prej kryebashkiakut, i cili ka bërë padi në prokurori ndaj prefektit të Qarkut të Beratit, ndërsa pretendon se buxheti i miratuar flak në rrugë 148 punonjës.