Skandal/Maqedonia ka përgjuar edhe Ilir Metën

455
Sipas transkripteve të bisedave të përgjuara, që ka publikuar dje partia kryesore opozitare ne Maqedoni, LSDM, mes politikanëve të përgjuar është edhe kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Bëhet fjalë për një bisedë mes tij dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, e zhvilluar më 19 nëntor të vitit 2012.
Ja biseda e plotë Thaçi-Meta:
Menduh Thaçi: Mos po të pengoj? 
Ilir Meta: Jo, jo. Tani e pashë. Kërkoj falje, sepse tani e pashë. (paraprakisht M. TH. i ka shkruar një SMS). Si je?
Menduh Thaçi. Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?
Ilir Meta: Në Tetovë? 
Menduh Thaçi: Po, po, rreth orës 4. Nuk do të ftojë askënd tjetër. Kam dëshirë të vish. 
Ilir Meta: Do të vij patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera. 
Menduh Thaçi: Faleminderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16. 
Ilir Meta: Mirupafshim. 
Transkriptet po ashtu përmbajnë edhe një bisedë të ish ambasadorit shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Sigal