Situatë e rëndë te Unaza e Re, policia sulmon e plagos qytetarët

521
Sigal

Situatë e rëndë tek Unaza e re, ku policët e Lleshit kanë sulmuar banorët që dolën për të protestuar kundër Edi Ramës.

Por protesta e ka tërbuar Edi Ramën që kohët e fundit nuk gjen qetësi në asnjë vend.

Ai ka urdhëruar policët që të sulmojnë banorët. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë brutalisht ndaj banorëve duke i qëlluar e duke lënë disa të plagosur.

Disa grave u ka rënë të fikët nga dhuna e policisë, ndërsa të tjerë banorë janë shoqëruar për në komisariat.

Situata në zonën e  Unazës së re është e rëndë.