Shtyhen negociatat deri në 6 prill, PR-ja kërcënon PD-në

431
Kur koalicioni i maxhorancës së Majtë, po zgjerohet me aleatët që janë edhe parti parlamentare, sikundër ndodhi me PDIU-në, si edhe ftesa e Ramës për FRD-në e Topit, duke konkretizuar teorinë e hershme të Ramës “Për një aleancë përtej së Majtës e së Djathtës”, e pashpjegueshme është pasiviteti që dëfton PD-ja, për të arritur një marrëveshje, qoftë edhe me aleatët e saj më traqdicionalë.
PR-ja, kërcënon
E vërteta është se negociatat, në fakt, janë bërë, por në prapaskenë. E, megjithkëtë, në sipërfaqe kanë dalë mosmarrëveshjet e prapaskenave, pasi PR-ja, duke ndjerë se nga negociatat e prapaskenës nuk do të ketë premtimet e pritshme, ka publikuar hapur pakënaqësitë e saj. Qysh herët, kryetari i PR-së, Mediu publikoi deputetin e tij, Dukën, për kryebashkiakun e Durrësit, duke i paraprirë çdo kandidature tjetër të PD-së. Siç bëhet tashmë e ditur nga vetë Duka, fillimisht edhe Basha ka dhënë “OK” e tij, por më vonë, është tërhequr. Kjo ka shkaktuar pakënaqësinë e aleatit më tradicional të PD-së, aq sa Mediu deklaoi publikisht, se nëse PD-ja nuk bën marrëveshje ( nënkuptojmë, që nëse Basha nuk e përkrah kandidaturën e Dukës në Bashkinë e Durrësit, atëhere, PR-ja do kandidojë e vetme në 61 bashki. 
Takimi i djeshëm i Bashës me aleatët, i dështuar
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u takua dje me aleatët opozitarë. Takimi kishte në fokus zgjedhjet lokale dhe u diskutua mbi marrëveshjen për kandidatët për kryetarë të pushtetit vendor. Pas takimit koalicioni opozitar ka dalë me një deklaratë të përbashkët për shtyp. Sipas kësaj deklarate partitë opozitare do të zhvillojnë negociata deri më 6 prill dhe bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni do të dalë me kandidatë të përbashkët. Me fjalë të tjera, konkluzioni është se nga ky takim, nuk u arrit asnjë marrëveshje. 
DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR SHTYP E KOALICIONIT OPOZITAR
Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve. Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike. 
PDIU-ja e ndarë
PDIU mesa duket nuk e ka ndarë plotësisht mendjen nëse do të jetë apo jo në koalicion me qeverinë Rama për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet deputeti Tahir Muhedini se kjo parti do të ketë negociata edhe me demokratët.
Tahir Muhedini: “Neve do të negociojmë edhe me PD, dhe pasi të negociojmë edhe me PD do të kemi të qartë gjithcka. Vendimi i PDIU është që ne të negociojmë me forcat kryesore.Partia jonë ka një program shumë të qartë, është e vetmja forcë që ka një kauzë shumë të rëndësishme që nuk e ka asnjë forcë politike, zgjidhja e cështjes came. E themi haptas se forcat politike janë ato që e kanë në dorë dhe në do negociojmë si me PS, PD dhe LSI”.
Por a ka përçarje në rradhët e PDIU-së?
Sigal