Shpërthen Dash Shehi: Mos kini frikë! Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë

659
Sigal

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi ftoi deputetët të votojnë për draftin për vetingun në politikë.

“Në këtë sallë ka shumë njerëz që vjedhin. Në këtë sallë ka më shumë pasanikë se të varfër.. Këtu tek ne mafia është ulur këmbëkryq .. Mos kini frikë! Kush është i ndershëm nuk ka frikë fare!

Këtu jeni 5 vjet e gjysmë, tuajat i kishit  gjykatat, policët pse nuk arrestuar ndonjë nëse do kishit zbuluar korrupsion.

Edhe ato që keni zgjedhur në KLP ne e dimë që janë me ju, por kjo nuk do të thotë që janë automatikisht hajdutë…

Ne jemi popull i vogël dhe e dimë sa i vlen lëkura secilit

Po e mbyll me një thënie asnjë nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet. Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë. Kanë hyrë e kanë dalë shumë nga këtu .. para mund të kenë por fytyrë skanë më.