Shpallet logoja e “Vitit të Skënderbeut”, Rama: Diaspora në vëmendjen tonë

674
Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Pavarësisë nga qytetin e Vlorës, ku është shpallur sot edhe logoja e “Vitit të Skënderbeut”. Në fjalën e tij para mijëra të pranishmeve në aktivitetin e organizuar për këtë festë, kryeministri Rama tha se vendimi i parë i qeverisë që ai drejton, ishte shpallja e këtij viti, “Viti i Skënderbeut”.
“Sot jemi këtu në Vlorë në një ceremoni modeste për të shpallur vitin e Skënderbeut. Jo më kot vendimi i parë i qeverisë për këtë mandat ishte shpallja e këtij viti mbarëkombëtar të Skënderbeut, pasi heroi ynë kombëtar vazhdon të shfaqet si një simbol kombëtar i luftës për liri. Prej 550 vitesh ka frymëzuar mbarë vendin tonë”, u shpreh kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë ritheksoi nga Vlora rëndësinë e bashkëveprimit me shqiptarët e diasporës.
Sigal