Basha: Do heqim taksën e “Rrugës së Kombit”

466
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me banorë të Paskuqanit, të cilët i ka ftuar në protestën e madhe të ardhshme të opozitës, atë të 16 marsit. Pasi ka dëgjuar ankesat e banorëve, Basha ka premtuar se opozita do të heqë taksën e “Rrugës së Kombit” dhe do të ulë taksat.

Basha: Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e ccmimit të naftës me 300 leke, uljën e taksës së biznesit të vogël 0.5% e xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qëndrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminalët.