Shkodër/Protestuesit i bllokojnë rrugën Ramës, përplasen me policinë

461
Sigal

Policia ka ndërhyrë për të hapur rrugën e zënë nga protestuesit e PD në Urën e Bahçallëkut në Shkodër, ku pritet që të kalojë pas pak minutash kryeministri Edi Rama. Dhjetëra mbështetës të PD kanë dalë në protestë dhe kanë paralajmëruar se do mbajnë të bllokuar rrugën.

Uniformat blu kanë kërkuar hapjen e rrugës, por protestuesit kanë kundërshtuar duke bërë rezistencë. Ata mbajnë në duar pankarta kundër Ramës dhe flakadanë, si dhe nuk mungojnë thirrjet “Rama ik”. Ata i kanë vënë flakën edhe gomave për të bllokuar rrugë dhe shkaktuar kaos. Nuk kanë munguar as konfrontimet me policinë, por nuk janë regjistruar incidente të rënda.

Edi Rama pritet të prezantojë sot në Shkodër dhe Koplik kandidatët e PS për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit.