Sherr te Siguria, ikën Tahiri, Noka: “Tahiri karagjoz, Braho shko qërrohu aty, nuk drejton dot komision ti”

482
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate të ashpra sot kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte duke raportuar për buxhetin.
Sigal

Teksa ka mbaruar fjalën ministri Tahiri dhe ka dashur të ikë, opozita ka kërkuar që ai të jetë i pranishëm edhe në fazën e diskutimeve.

Por Tahiri është larguar dhe kjo ka ndezur edhe më shumë gjakrat e deputetit demokrat Flamur Nokës, i cili ka shpërthyer në sharje kundrjet Kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho si dhe e ka quajtur ministrin Tahiri karagjoz.

DEBATET:

Noka-Tahirit: Ulu aty ca je duke thënë ti ere, ne jemi mbledhur në fazën e diskutimeve cështë kjo. Ulu aty të dëgjojmë diskutimet.

Ndërhyrje: Mos bërtit o Flamur se dëgjohet

Noka: C’është ai karagjoz

Ndërhyrje: Lëre të dëgjojmë diskutimet oo k… pusho

Ikën Tahiri

Noka: Të cohet tjetri në mes të mbledhjes të dhjefsha mu në kryetarin që je. E të të ikë nga mbledhja do drejtosh seancat ti, shko ore qërrohu aty, do drejtosh komision ti.

Më pas nga komisioni është larguar pas Tahirit edhe opozita.