Skema e korrupsionit në Universitetin e Shkodrës ka qenë një organizim i mirëfilltë mes pedagogëve sekserëve dhe studentëve. Nga operacioni i koduar “The Bill” janë arrestuar 9 persona, mes tyre dy pedagogë, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 studentë.
Policia thotë se: Në kuadër të këtij operacioni është zhvilluar hetim proaktiv, ku është arritur të zbulohet roli i këtyre shtetasve, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar studentë të ndryshëm, në Universitetin e Shkodrës, në këmbim të vlerës monetare që varionin nga 100 deri në 300 euro, për të qënë kalues në provime.
Të arrestuarit janë:
U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve :
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 e 245/1 të Kodit Penal.



















