Shehi: S’ka zgjedhje, do ndjekim dekretin e Presidentit

92

“Ne do ndjekim dekretin e Presidentit, këto nuk janë zgjedhje”. Kështu u shpreh para gazetarëve kryetari i LZHK, Dashamir Shehi pas mbledhjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu.

‘Këto nuk janë zgjedhje, ne nuk i njohim, këto janë votimet e zotit Rama, ne do ndjekim dekretin e Presidentit, pasi është në fuqi. Kolegji Zgjedhor mori sot një vendim me një pati fantazëm. Kolegji në vetvete është një lloj fantazë, nuk ka më asnjë vlerë juridike dhe politike. Kolegjit i ka ra rasti të me marr ca vendimi të vështira, për vetën e vet jo për ne se ne nuk i njohim ato vendime. Kjo do jetë java e ardhshme. Ne do shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike, quheni si të doni. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim. Në 30 qershor nuk do ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Jemi të qetë që po bëjmë gjënë më të mirë për Shqipqrinë që po kalon një fazë të paprecedentë.Rrezikshmëria e këtij grupi është kaq e madhe saqë justifikon çdo lloj forme rezistence. Kjo është ideja që kemi diskutuar”.