Saimir Tahiri mbërrin në “Opinion”, priten deklarata të forta

431
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sapo ka mbërritur në ambientet e televizionit Klan ku do të jetë live në emisionin “Opinion” për të folur për përgjimet, akuzat dhe hetimet ndaj tij.
Kjo është hera e parë që Saimir Tahiri do të shfaqet në një intervistë televizive përball gazetarëve, pas daljes së përgjimeve nga Prokuroria italiane, akuzave nga opozita dhe deklaratave të kryeministrit Rama.
Priten deklarata të forta nga ish ministri i qeverisë ‘Rama I’
Prokuroria për Krime të Rënda, ka depozituar në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të tij si deputet. Por ashtu Grmoz Ruçi ka bërë të ditur se mbledhja e këshillit të mandateve do mbahet ditën e të premten në orën 11:00 ku do të merret edhe vendimi përfundimtare për fatin e mandatit të Tahirit.
Sigal