Ruçi ‘zhduket’ nga Parlamenti, ja kush janë aleatët që baktisën Bashën

589
Sigal

Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ka njoftuar bashkimin e deputetit të PDIU-së, Dritan Biçi me Grupin Parlamentar të PS-së.

Më pas ai është larguar nga seanca, duke ia lënë drejtimin e saj Vasilika Hysit.

Sakaq, opozita vijon protestën jashtë ambienteve të Parlamentit dhe kërkon largimin e Edi Ramës.

Ajo çfarë vihet re është mungesa e aleatëve të Bashës.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu  i PDBNJ Vangjel Dule, nuk janë krah kryetarit të opozitës.

Mes tyre dallohen vetëm prezenca e Fatmir Mediut dhe shumë deputetëve të tjerë të opozitës.