Ruçi mbledh deputetët në PS: Të gjithë nesër në Kuvend

422
Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi i ka kërkuar të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në seancën plenare të ditës së nesërme.
Në mbledhjen e sotme, Ruçi i ka kërkuar deputetëve që të enjten, të mos kenë axhendë tjetër veç asaj parlamentare.
Edhe sot, për shkak të angazhimit ne fushatë, pati një pjesëmarrje të ulët të deputetëve në mbledhjen e grupit, ku mungoi edhe kryeministri Edi Rama.
Por në fakt,ajo çfarë ka detyruar kreun e grupit Ruçi për këtë paralajmërim të fortë, është seance e fundit plenare, ku për shkak se mungonin deputetët, nuk u arrit kurorumi për miratimin e ligjeve, duke i shtyre për seancën e nesërme.
Sigal