Rilindja Urbane, Gjermeni: Investime serioze në zonat rurale, mbështetje zhvillimit të bujqësisë

581

Rilindja
Urbane zbret në zonat rurale, duke i dhënë atyre frymëmarrje dhe mundësi
zhvillimi, veçanërisht sektorit të bujqësisë.

Bashkia e
Roskovecit ka përfituar një mbështetje financiare prej 259 milion lekësh, në dy
vitet e fundit, për zbatimin e dy projekteve: Projekti Zhvillimor për fshatin
Kuman (28,800,800 Lekë) dhe sistemimi, asfaltimi i rrugës së fshatit Kurjan.

Ministrja e
Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga kryebashkiakja e
Roskovecit, Majlinda Bufi, kanë inspektuar punimet për zbatimin e këtyre dy
projekteve që pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.

“Pa investime
në infrastrukturën urbane, nuk ka zhvillim dhe ne, në këto tre vite, nëpërmjet
Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, jemi munduar që të financojmë projekte që
kanë një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë dhe mirëqenies për
qytetarët e vendit, në të gjithë bashkitë. Rruga e rikonstruktuar e Kurjanit,
punimet e së cilës priten të përfundojnë në qershor të vitit që vjen, lidhet
edhe me unazën e re të qytetit të Roskovecit, duke krijuar kështu të gjithë
infrastrukturën e nevojshme urbane, për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe
zhvillimin e aktiviteteve private, kryesisht ato bujqësore”, tha Ministrja
Gjermeni në një deklaratë për median.

Gjithashtu, Bashkia
e Roskovecit është një nga 10 bashkitë përfituese të fondit të investimeve për
rikonstruksionin e banesave të komunitetit Rom dhe Egjiptian, alokuar nga
buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban për vitin 2016.

Projekti ka
vlerë 10 milionë lekë dhe përfitues të tij janë 29 familje.

Ministrja
Gjermeni, gjatë vizitës në disa prej familjeve përfituese tha se, në buxhetin e
vitit 2017, që pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, një vëmendje e veçantë
do të vazhdohet t’i kushtohet komunitetit rom dhe egjiptian.

Në projektbuxhetin për MZHU-në, për vitin e ardhshëm, 120 milionë lekë do të investohen për projekte dedikuar rikonstruksionit
180
banesave
të komunitetit Rom dhe
Egjiptian, sipas kërkesave të bashkive për strehimin e këtij komuniteti.
Përfitues do të jenë rreth 740 qytetarë të komunitetit Rom dhe Egjiptianë.

 

Sigal