Reportazh i televizionit italian, Basha: Jam i tronditur, në Shqipëri sundojnë droga dhe krimi

86

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka quajtur tronditëse dëshmitë e publikuara nga televizoni italian Rai 3 për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Gjatënjë konference për shtyp nga selia blu, Basha tha se 1/3 e territorit është e kultivuar me kanabis. Sipas tij, sasia e kanabisit e kultivuar këtë vit, është pesë herë me madhe se një vit më parë.

“Jam i tronditur nga dëshmitë e televizionit italian Rai 3. Reportazhi i Rai 3 tregon se këtë vit kanabisi po kultivohet në 1/3 e territorit të Shqipërisë. Sasia e kanabisit këtë vit është pesë herë më e lartë se një vit më parë. Krimi shqipar është zhvilluar për shkak të pandëshkueshmërisë dhe lirisë absolute që i është dhënë krimit në Shqipëri. Ka kapur të gjitha nivelet e qeverisjes dhe ka mbështetje nga të gjitha nivelet. E dëgjuam me zë dhe figurë nga prokurori i antimafias. Kriminelet shëtisin t ëlirë në Shqipëri, paratë e krimit pastrohen në Tiranë. Shqipëria është kthyer në një shtet të kontrolluar nga krimi. Bumi i ndërtimeve në Tiranë kontrollohen nga krimi. Tre ndërtime në qendër të Tiranës janë të financuara nga paratë e drogës”, u shpreh Basha.