Presidenti Meta: Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë kulturë, vizion dhe trashëgimi kulturore!

326
Sigal

Presidenti Ilir Meta, duke iu kthyer edhe njëherë debatit të hapur pas kalimit të truallit të teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës, duke cituar edhe një intervistë të dhënë nga Profesor Paolo Vitti pjesëtar i Europa Nostra për emisionin Tempora në Ora News, shkruan ndër të tjera se ‘Europa nuk është thjesht euro, por kulturë, vizion dhe trashëgimi kulturore’

“Europa nuk është thjesht euro, por në radhë të parë kulturë, vizion dhe trashëgimi kulturore!”, shkruan Meta.