Reforma,Gjosha:Duhet të jetë e pranueshme nga të gjithë

147
Ministrja e Intergrimit Europian, Klajda Gjosha e pyetur për Reformën në drejtësi nga Brukseli ka dhënë një prononcim. Gjosha është shprehur se duhet të përdorim të gjitha mekanizmat e mundshëm që reforma të jetë sa më e pranueshme nga të gjithë por më e rëndësishme është implementimi i kësaj reforme.
Fjala e plotë
Unë realisht besoj tek një reformë ku ne duhet të përdorim të gjithë mekanizmat tanë politik, çdo gjë të mundshme në mënyrë që reforma të jetë e pranueshme nga të gjithë, por mbi të gjitha të krijojë mundësitë e një vazhdimësie dhe implementimi mjaft të mirë të kësaj reforme. Kjo mund të bëhet vetëm me një dialog mes palësh. Besoj fort në maturinë politike. Unë realisht mendoj që kjo reformë është kyçi i të ardhmes së vendit, është kyçi i rinisë, por është edhe plotësimi i një dëshire dhe një pune të mirë që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit edhe për procesin e integrimit. Reforma në radhë të parë i shërben vendit dhe më pas procesit dhe mesazheve që vijnë nga Brukseli.