Reforma në Drejtësi/ Xhafaj: Gjuha e Nishanit, intimuduese. S’ka çarje në aleancën PS-LSI

430
Duhen ndryshime Kushtetuese për realizimin e reformës në drejtësi. Kështu u shpreh Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, i cili sqaroi se kjo reformë do të prekë edhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatën e Lartë. Në një prononcim për mediat, Xhafaj ftoi opozitën të japë kontributin e saj në realizimin e kësaj reforme, ndërsa i cilësoi deklaratat e Presidentit si jo të përshtatshme.
“Opozita ka shansin të japë kontributin e saj. Kritikat e Presidentit, nuk është punë të merresh me Kreun e Shtetit. Nuk më impresionojnë deklaratat intimiduese”, tha Xhafaj.
Sipas tij, gjuha e përdorur nga Presidenti, se reforma është në dorën e militantëve partiakë ekstremistë, nuk është ajo e duhura.
Sipas tij, deklarimet e bëra nga Kryeministri për përmbylljen e reformës në sistemin e drejtësisë në vjeshtën e këtij viti, është një dedline i përcaktuar jo vetëm nga Kryeministri, por ka partnerët, të cilët kanë investuar shumë dhe kanë kontribuar shumë gjithashtu me ekspertizën e tyre më të mirë.
“Prania e tyre në këtë proces është një garanci më shumë për ecurinë pozitive të kësaj reforme”, tha ai.
Gjithashtu deputeti socialist ka komentuar edhe zërat për përplasjet brenda mazhorancës, më konkretisht PS e LSI dhe akuzat e ndërsjellëta mes përfaqësuesve të dy partive. Për Xhafajn cdo cështje zgjidhet duke biseduar.
“Kjo mazhorancë ka përballuar reforma të mëdha në këto dy vite, port ë gjithë ne duhet të tregohemi më të përgjegjshëm, vecanërisht dy kryetarët e partive, PS dhe LSI. Njerëzit kanë shpresa të mëdha tek ky koalicion, i cili nuk ka pse të mos jetë i suksesshëm, nëse tregohet përgjegjshmëri. Shumë nga deklaratat e kësaj vere të nxehtë janë kthyer në humor gushti. Të dy partitë mund të ndërtojnë një marrëdhënie shumë më të qëndrueshme, shumë më luajale”, tha Xhafaj.
Sigal