Reforma në Drejtësi, Rama: Fjalën e fundit e ka BE

372
Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot ambasadorët e huaj për ndihmën e tyre që kanë dhënë për procesin e reformës në drejtësi. Ndërkohë ai ka përshëndetur punë e Komisionit të Posaçëm për votimin që u bë sot për reformën në drejtësi. Edhe një herë Rama tha se nuk pranon të ndryshojë pikën kyçe që ka të bëjë me ‘vendet e rezervuara’.
“Votimi i sotëm u krye në kohën e kronometruar paraprakisht në rrugën e njoftuar paraprakisht prej meje pas takimit me lidershipin e PD. Jam i keqardhur që kreu i PD bëri një përpjekje të dobët dje për hedhjen hi në sytë e opinionit publik. Ai shtrembëroi deklaratën time, ne as i kemi pranuar as i pranojmë vendet e rezervuara, ofruam gatishmëri që garantonte përfshirjen e opozitës në përzgjedhjen nga Kuvendi të asaj pjese të KLGJ dhe KLP, por duke dëgjuar Lulzim Bashën të flasë për lepuj, i them se në barkun e atyre që nuk e duan reformën lepuri më i madh është makthi nga vetingu, që unë e quaj radiografia etikoprofesionale e çdo gjykatësi e prokurori.
Jam i gatshëm të negocioj me opozitën për të miratuar sa më shpejt reformën ndërkohë që theksoi se fjalën e fundit për reformën nuk e themi as ne e as PD, por e thotë Bashkimi Europian.
BE nuk e pranon me notë kaluese një reformë ku radiografimin e çdo prokurori e gjykatësi e bëjnë partitë politike. As SHBA-të nuk e pranojnë si zgjidhje. Çdo lloj kompromisi siç pretendon PD do ta kthente këtë organ të sistemit të drejtësisë në zorrën e partive në sistem ”, tha Kryeministri gjatë deklaratës për shtyp.
Sigal