Reagon Ministri Transporteve, Dervishaj / Rama-Basha harruan Gërdecin, tani shajnë LSI

435
Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dalë kundër marrëveshjes Rama-Basha, duke e cilësuar atë monizëm bipolar. Në reagimin, ministri Dervishaj u shpreh:

“Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI. I gjashti se po i firon partia, i dyti se s’ka si ja bën të parit”.

Gjithashtu Dervishaj nuk ka lënë pa përmendur vitin 2008 ku PS dhe PS tentuan zhdukjen e LSI, por pa ja arritur qëllimit.

“I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan. Do dështojnë sërisht, monizmi në Shqipëri ka vdekur që në ’90”, shkruan Dervishaj.

Statusi i plotë:
“Ka ditë që janë harruar të gjitha, janë venitur kujtesa dhe akuzat. Janë harruar akuzat e ndërsjellta për Gërdecin, shitjen e detit, vrasësit në bulevard, korrupsionin, konçesionet, hashashin, etj, etj, e në vend të tyre binomi po shan pa fund LSI. I gjashti se po i firon partia, i dyti se s’ka si ja bën të parit. I dyti dhe i gjashti mesa duket kanë harruar që një natë në 2008 u përpoqën të na vrisnin por dështuan. U mblodhën prapë tani së fundmi për të vazhduar pjesën e dytë të një ndeshje të humbur pa filluar. Monizmi në Shqipëri ka vdekur në vitin 90! E vrau rinia shqiptare, e cila nuk do te lejojë as instalimin e monizmit bipolar.

Forca rinia e Shqiperisë, me datë 25 jepini një mësim të ri një mentaliteti të vjeter se kjo s’mund të jetë “Republike e Re”, por vetëm një avaz i vjetër. Garën e fiton gjithnjë i pari, i dyti tenton, i gjashti thjesht merr pjesë në garë. Për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët. Shqiptarët dhe rinia do të votojnë numrin 1″.
Sigal