Reagimi i zv/kryeministrit, ministrit të Arsimit, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, për akuzat e kreut të opozitës ndaj sistemit arsimor

411
Sigal

 Edi Rama, (dje) në një takim për dhunën kundra fëmijëve, përdori dhunë dhe terror verbal kundër mësuesve dhe fëmijëve, e paparë ndonjëherë më parë.  Ai kërkoi burgosjen e mësuesve, që u dalin fëmijët në mitingje dhe fyeu e poshtëroi  fëmijët, që, sipas tij, hyjnë si dele pa bar në klasë dhe shpalli mësuesit  e  tyre si të barabartë në dije dhe kulturë me mësuesit e 100 viteve më parë. Me këtë qëndrim, Edi Rama dëshmon se jeton në Shqipërinë e gënjeshtërt dhe se pushtetin e do për të arrestuar dhe burgosur mësues, për fajin e vetëm se, mësojnë fëmijët me vlerat e një shoqërie demokratike, kurse nxënësit, që mësojnë sot në shkolla, në të shumtën e tyre, në standardet më të mira, i cilësoi si dele pa bar në klasat e tyre.  Me këtë qëndrim, zoti Rama dëshmon se nuk e njeh ligjin e ri i të arsimit parauniversitar, i cili garanton statusin e mësuesit. Zoti Rama jeton në Shqipërinë e gënjeshtërt, në Shqipërinë e nihilizmit. Ai për karrigen e tij është i gatshëm të mohojë çdo gjë, të kërcënojë këdo, madje të fyejë dhe fëmijët e këtij vendi. Dje, Rama gënjeu përsëri nga Durrësi. Me gënjeshtra të sajuar nga dhoma e tij mavi, ju tha shqiptarëve se paska një anketë të fondacionit Friedrich Ebert, sipas së cilës 45% e nxënësve të gjimnazeve shqiptare, sot deklarojnë se kanë qenë të përfshirë në një konflikt fizik. Edi Rama gënjen!  Ju ftoj të bëni një kërkim në “Google” për të kuptuar këtë gënjeshtër të radhës të EDI Ramës.