Rama zhvendos mbledhjen qeveritare në qytetin e gurtë të Gjirokastrës

121

Kryeministri Edi Rama ka zhvendosur mbledhjen qeveritare në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Rama ka mbledhur në një takim informal tek “Çajupi” Ministrat socialistë dhe deputetë të PS-së në rrethe.

Në takim marrin pjesë Ministrat Klosi, Ahmetaj, Kumbaro, Kodheli, Tahiri, Peleshi, Gjiknuri, Harito, Bushati, Gjermeni, Nikolla, Beqaj, Felaj dhe Çuçi.

Burimet bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve është puna dhe objektivat e qeverisë.

Më herët gjatë ditës, shefi i qeverisë zhvilloi një takim me fermerë të Këlcyrës