Rama: Zgjedhje historike, 21 Qershori, mesazh për vijimin e reformave

446
Ndryshe nga ajo çfarë deklaroi Lulzim Basha, për Edi Ramën zgjedhjet e 21 Qershorit, jo vetëm që ishin më të ndershmet, më të lirat dhe më të mirat në historinë e vendit, por ishin edhe një mesazh për mazhorancën, që kryeministri Edi Rama e lexon si mbështetjeje për reformat e nisura nga qeveria.
“Unë personalisht nuk kam dyshuar asnjë ditë për mbështetjen e reformave tona nga qytetarët, por 21 Qershori është një shtysë për të thelluar reformat dhe masat që shoqërojnë ato me vendosmërinë më të madhe”, tha Rama.
Duke u ndalur tek procesi zgjedhor, Rama renditi një sërë problematikash të së shkuarës, që sipas tij, nuk u panë në këto zgjedhje.
Pjesë nga fjala e Ramës
Ndaj me ju krenarin për zgjedhjet me ë të mira, të qeta e të ndershme të zhvilluara ndonjëherë. Më 21 qershor ishte një ditë e qetë. Qeveria bëri për herë të parë të mundur duke mos detyruar asnjë mësues, nxënës apo punonjës administrative në mitingje.
Të mos sigurojë asnjë mbështetje nga policia për ët fortët e fshatit. Të mos hapeshin dyert e burgjeve me leje për të dënuarit me damkë. Nuk pati shpenzime nga buxheti për fushatë.
Jo e tepërt të kujtoj që vjedhja e energjisë ishte pjesë e fushatave të kaluara. Në 2013 Borxhi i kompanisë për qëllimi elektorale u rrit me 220 mln dollarë. Po ashtu nuk ka ndodhur as prekja tradicionale e rezervave të shtetit për të blerë votat.
U kërkojmë numërsuve të votave për Këshillat Bashkiak të vijojnë me larmishmëri procesin e numërimit të votave. Vota nuk duhet të cenohet në asnjë tavolinë numërimi. Koha kur partive të voglave u merreshin votave nga numëruesit ka marrë fund. Ligji i ndëshkon shkelësit.
Falenderoj vëzhguesit. ODIHR, Lu dhe Vlahutin. Do të vlerësojmë me vëmendje çdo shkelje të gjetur nga raporti dhe do vlerësojmë çdo rekomandim
Zgjedhjet historike pasi ka lindur Shqipëria e gjeneratës tjetër, jo me 400 bashki e komuna, por me 61 njësi të reja. Njerëzit nuk ndahen më në 2 kategori.
Referendumi i PD kundër qeverisjes ka humbur edhe më thellë nga sa e mendonim ne të gjithë.
As unë e as Meta nuk dolëm në këtë fushatë për referendumin qorr të PD, por për alternativën reale. 21 qershori, shtysë për të thelluar reformat dhe masat për të përmirësuar Shqipërinë. Na ngarkojnë me një përgjegjësi të re. Shqiptarët na kanë kërkuar të qeverisim numrin më të madh të njësive të reja, 75 % të tyre dhe rreth 80 % të popullsisë.
Lajm i mirë është edhe zgjedhja e 9 grave në krye të bashkive, 8 i përkasin ASHE-së dhe një, ajo e Shkodrës i përket PD-së.
Uroj që PD të na bashkohet në mbarështimin e reformës territoriale. Ky është momenti fantastik, Shqipëria s’ka kohë për të humbur. Shqiptarët s’duan të humbasin kohë në drejtimin e gabuar.
Decintralizim të pushtetit. Duam ta bëjmë bashkë me opozitën rrugën drejt saj. Do ta bëjmë me patjetër edhe nëse nuk na bashkohet opozita.
Gjatë fjalimit të tij të parë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe paketën ligjore që duhet t’i bashkëngjitet reformës administrativo-territoriale, për të përmbushur në kuptimin e plotë të fjalës decentralizimin e njësive vendore nga pushteti qendror.
“Uroj që gurëve të parë të vendosur në këtë model të ri të zgjedhjeve të lira nga mazhoranca, opozita t’iu kontribuojë në të ardhmen me gurë të tjerë, për të arritur perfeksionin. Deri në fund të vitit duhet të bëjmë gati paketën ligjore të decentralizimit real të njësive vendore dhe jo copëtim të njësive administrative të vendit, siç është bërë në gjithë këto vite në emër të decentralizimit. Do të synojmë ta bëjmë këtë gjë edhe me kontributin e opozitës, nëse do të duan të ulen në tryezë me ne, në të kundërt do ta bëjmë edhe të vetëm”, u shpreh Rama.
E pavarësisht fitores së thellë, Rama, siç u shpreh edhe vetë, nuk i është gëzuar në asnjë çast asaj, pasi mbyllja e procesit të votimit e bëri të kuptonte edhe njëherë sesa e rëndë është barra e varfërisë mbi shqiptarët.
“Megjithatë, pjesëmarrja shumë e ulët është për mua një mesazh drithërues, ndaj nuk i jam gëzuar asnjë çast kësaj fitoreje të jashtëzakonshme, sepse që në mbyllje të votimit kuptova edhe njëherë sesa e rëndë është barra e varfërisë mbi qytetarët. Për politikanët mjafton edhe një fitore e tillë për të harruar gjithçka, por unë nuk mund t’i gëzohem kësaj fitoreje, kur mendoj sesa shumë prej jush zgjohen në mëngjes me hijen e zymtë të varfërisë, duke qarë edhe një ditë tjetër të radhës, sesi ikën ajo ditë pa gjetur punë. Ndoshta edhe zemërohen, sepse fëmija në shkollë ka mbetur në duart e një mësuesi të padenjë, apo hidhërohen kur shohin sesa thjesht u gjendet një vend pune dikujt, ndërsa për to mbeten ende zero mundësitë e punësimit. Megjithatë, fakti që shkuat të votonit edhe kaq sa dolët, më inkurajon të bëj edhe më shumë për këtë vend, e aq më tepër pas atyre reformave aq të dhimbshme dhe të vuajtshme për të gjithë ne. Jemi të vendosur që të vijojmë më tej, për të bërë të pamundurën që këtij vendi t’i rikthejmë premisat për zhvillim të mëtejshëm”, tha kryeministri Rama.
Në fund, sigurisht një mirënjohje e pafundme dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuan në përcaktimin e drejtimit të ri që duhet dhe do të marrë vendi.
“Jam pafundësisht mirënjohës për votat që keni dhënë për drejtimin e ri të këtij vendi, vendit tonë dhe të fëmijëve tanë. Kushdo që është ndierë krenar për këtë drejtim të ri të përcaktuar me votat tuaja të 21 qershorit, nuk kam gjë tjetër për t’iu thënë veçse shumë mirënjohje dhe faleminderit”, u shpreh kryeministri Rama.
Sigal