Rama-Thaçi: Më 10 qershor eshtrat e Isa Boletinit do të rivarrosen në Vlorë

433
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe zv/kryeministri njëkohësisht ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi bënë publike paraditen e sotme ceremoninë e rivarrimit që do të kulmojë më 10 qershor në sheshin “Pavarësia“ në Vlorë. Rama informoi se në Varrezat e Dëshmorëve të Vlorës do të prehen edhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të Isa Boletinit, krah Ismail Qemalit. 
“Rrugëtimi do të kryhet përmes trojeve të Kosovës dhe Shqipërisë deri kur ceremonia të përmbyllet në sheshin e Pavarësië dhe Isa Boletini të prehet pranë bashkëluftëtarit të tij Ismail Qemalit. Jemi të bindur se së bashku po bëjmë gjënë e duhur të nderojmë figurën e madhe dhe këtë histori. Më 10 qershor do rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit në Varrezat e Dëshmorëve të Vlorës. Do vijnë në Vlorë dhe eshtrat e bashkëluftëtarëve të tij të vrarë”, u shpreh Rama. 
Nga anma e tij zv/kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, e quajti këtë ditë të veçantë për kombin shqiptar, duke konfirmuar vendimin për transportimin e eshtrave të heroit Isa Boletini, në Vlorë.
Sigal