Rama takon çiftin Obama: “Do jemi krah SHBA-ve”

403
Sigal

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga zonja Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit të tyre, Kryeministri Rama e falënderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme që ai vet dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë. Ai, gjithashtu, e siguroi Presidentin Obama se vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen.