Rama: Shqipëria pret hapjen e negociatave

521
Shqipëria pret atë që meriton, rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kështu kryeministri Edi Rama, në një komunikim me median pas përfundimit të Konferencës Ballkanike të PES në Tiranë. Rama përshëndeti fillimisht të pranishmit në këtë takim Sergei Stanishev, President i PES, Michele Nicoletti, President i Asamblesë Parlamentare të KE-së dhe Aleksandar Andrija Pejovic, President i Komisionit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Integrimin Evropian dhe Euroatlantik. “Ishte një takim në kuadrin e aktiviteteve të Partisë Socialiste Evropiane dhe u fokusua tek momenti kyç i pak ditëve më vonë, dalja e raportit të KE-së ku Shqipëria pret atë që meriton: Rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim”, tha Rama. Po ashtu, sipas tij, ky takim zhvillohet dhe në vigjiljen e Samitit të Sofjes që i dedikohet BE-së dhe Ballkanit dhe stacioni i tretë i kësaj periudhe entuziazmuese, sa i takon vëmendjes së Evropës ndaj Ballkanit Perëndimor, takimi i Këshillit Evropian, ku do të merret edhe vendimi për rekomandimin Komisionit”, tha Rama. Kryeministri u shpreh se “fillimisht na intereson raporti i Komisionit, një raport teknik, i cili evidenton progresin e bërë dhe, nëse vendi i ka kryer apo jo detyrat e shtëpisë”. “Komisioni, urojmë dhe shpresojmë që t’ i konsideroj detyrat e kryera deri në këtë fazë dhe të japi rekomandimin e pastër pozitiv për çeljen e negociatave. Pastaj vjen vendimmarrja e shteteve që është përtej anës teknike, një vendimmarrje politike”, tha Rama. Në fillim të marrim raportin dhe uroj rekomandimin, tha Rama, duke shtuar se më pas do të kemi një periudhë kohe për të intensifikuar punën tonë për të gjitha vendet anëtare që kanë nevojë për më shumë përpjekje dhe për të marrë konsensusin e vendeve anëtare. “Kemi një agjendë intensive bashkë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe jemi të mirë përgatitur për fazën tjetër. Edhe PES ka një rol të konsiderueshëm edhe për prezencën në parlamentet e vendeve të tjera”, tha Kryeministri. Sipas tij, “është një vendimmarrje politike, por raporti na bën më të fortë, ose më të dobët. “Nëse kemi një raport të qartë dhe solid, ne kemi dëftesën që kemi bërë detyrat e shtëpisë. Rëndësi ka që të marrim rekomandimin pozitiv tani. Është e udhës që të gjithë të fokusohen te rekomandimi”, shtoi Rama.
Sigal