Rama në fb: Aksioni kundër informalitetit inkurajues

451
Tre ditët e para të aksionit kundër informalitetit, kryeministri Rama i ka cilësuar si inkurajuese . Në një postim në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se ky është një revolucion ekonomik që në rrugën e shtetndërtimit.
“Tejet te inkurajuar nga 3 ditet e para te operacionit kunder informalitetit. Ky eshte nje revolucion ekonomik qe ne rrugen e shtetndertimit!” shkruan Rama në FB.
Ndërkohë sot paraditë në një deklaratë për mediat, Drejtoresha e QKR, Vasilika Vjero bëri një bilanc të këtij operacioni, ku theksoi se janë rritur bizneset e regjistruara, por ndërkohë përsëriti apelin që bizneset të formalizohen, të pajisen me kasa fiskale dhe të japin kuponin tatimor.

Sigal