Joe Biden ende i pa vendosur për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale

478
Zëvëndës-presidenti amerikan Joe Biden ende nuk e ka vendosur nëse ka mjaftueshëm energji për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Në komentin e tij të parë, pas komenteve të shumta ditëve të fundit se Biden mund të jetë kandidatura e republikanëve për në zgjedhjet e nëntorit të vitit të ardhshëm, Biden shprehet se faktori kyc në marrjen e këtij vendimi është familja e tij, por se dëshira nuk i mungon.
72-vjeçari Biden, është takuar thuajse çdo ditë me këshilltarët e tij javët e fundit, për të vendosur nëse do të garojë kundër rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila kohët e fundit ka humbur ndjeshëm pikë në exit-polle për shkak të skandalit të emaileve, disa prej të cilave të publikuara në media ditët e fundit.
Vendimi do të jetë i vështirë dhe kjo sipas Biden i mbetet në dorë familjes, që ende është në zi pas humbjes së djalit të tyre nga kanceri më herët gjatë këtij viti.
Republikanët mbeten ende pa një kandidat zyrtar për në zgjedhjet e 2016-ës, ndonëse prej javësh një ndër kandidatët më të përfolur, manjati Donald Trump ka nisur fushatën.
Sigal