Rama: Miqtë austriakë pro dialogut të Rilindjes, sot takim me kancelarin Faymann

63

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste ndodhet për një vizitë në Austri. Ditën e sotme ai pritet të zhvilloi një takim me kancelarin Werner Faymann. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Twitter’, ai ka njoftuar se, sot do të jetë dhe dita, në të cilën do diskutohet për ekonominë shqiptare. Më tej, duke ndarë detaje të vizitës me ish-kancelarin Franc Vranicki, duke theksuar se miqtë austriak janë pro dialogut të Rilindjes shqiptare. “Takim i ngrohtë dhe interes e gatishmëri e posaçme nga miqtë austriake për të mbështetur programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Funksionimi i demokracisë, taksa progresive, lufta me papunësinë e korrupsionin dhe reforma ne arsim e shëndetësi në qendër të bisedës”,- shkruan Rama. Takimi zhvillohej në ‘Bruno Kreisky Forum’, shtëpia e madhe e pritjes dhe dialogut ndërkombëtar të socialistëve austriakë. Gjithashtu, dje Edi Rama, në një intervistë për kanalin francez TV5, është shprehur se, Shqipëria e meriton statusin e kandidatit për në BE. Kreu i ekzekutivit ka thënë se, gjatë këtyre viteve, vendi ynë ka bërë përparime dhe se ka paguar një kosto tepër të lartë sa i takon të shkuarës. “Kur flasim për rilindje, ne flasim për Evropën.”,- ka thënë gjatë intervistës Rama.