Rama, Bushati dhe Gjiknuri vizitë në Azerbajxhan për TAP

450
Sigal

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ndodhen në Azerbajxhan për të diskutuar për projektin TAP. Lajmi është bërë me dije nga ministri Bushati, i cili nëpërmjet faqes së tij në Tvvitter ka njoftuar mbërritjen e delegacionit shqiptar në Baku. Në qendër të diskutimeve, siç thekson edhe ministri Bushati, do të jetë fillimi i investimeve të projektit TAP. Në takimet që delegacioni shqiptar do të ketë do të diskutohet edhe për projektin IAP.