Rama-Berishës: Drafti i Byrosë 100% i dakordësuar me ju. PD si kopsht pa drekë

90
Kryeministri Edi Rama akuzoi ish-kryeministrin Berisha se në seancën e sotme po i shmanget diskutimit për Byronë e Hetimit. Nga foltorja, kryeministri Rama tha se drafti i Byrosë i miratuar nga qeveria është ai që u dakordësua me opozitën dhe partnerët ndërkombëtarë.
Rama: Të gjithë prisnin të fliste për Byronë e Hetimit, foli për byronë politike. Nuk e kuptova ca e patë këtë rëshqitje në të kaluarën, por të takonte këtu në këtë sallë që të korrigjoje vetëveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat sic propozove herën e kaluar. Sot do ishe i gjobitur keq sepse një jave më parë nuk le gjë pa thënë duke kërkuar që të vinte drafti i dakordësuar i Byrosë. Nuk është faji ynë që ke lënë aty një si kopsht pa drekë dhe kur e le vetë nuk di ctë thotë se herë të kupton dhe herë jo. Tani po thoni atë që thamë ne.
Po thoni një farëse të madhe që e orkestruat vetë dhe në fund ju nxori keq gënjeshtarë.
Dy herë dole këtu dhe nuk fole për Byronë e Hetimit dhe bashkë me administratorin e kopshtit pa drekë i kë rënë të vërtetës.
Pse keni gënjyer publikun shqiptar dhe keni mohuar një fakt shumë të thjeshtë, që drafti i Byrosë së Hetimit që Qeveria ka sjellë në parlament është drafti që keni dakordësuar ju 100%.
(I drejtohet deputeteve te opozitës) Ju të tjetërt që në kopshtin pa drekë që nuk ju japin drekë ka mundësi mos flisni se nuk dini asgjë. 
(I drejtohet Jozefina Topalli) E keni bërë PD…. ti e di shumë mirë se në dorë të kujt është PD. Dihet mirë se cfarë mendimi ke për administratorin e Kopshtit. Po them një gjë që ti e thua përditë këdo që takon.
Është një shpifje dhe një gënjeshtër shumë e madhe se vë në pozitë të vështirë partnerët tanë dhe mbi të gjitha krijon një konfuzion të publiku. Nuk ju kushton asgjë që ju të dilni dhe të thoni ne jemi dakordësuar më këtë draft, por tani kemi ndryshuar dhe mendojmë sic mendonte kryeministri.
Kur ne e sjellim, ju thoni nuk është ky. Është 100% drafti i dakordësuar me partnerët që kanë ndihmuar për konceptin e BKH, prandaj mos insistoni në këtë. Po ju s’keni faj se tjetër ju thonë partnerëve, dhe tjetër publikut.
Ne i kemi qëndruar pikë për pikë jo vetëm draftit, por edhe një kerkësë të bërë nga partnerët. Ne nuk kishim fare nevojë për ju, por ishte një kërkesë e partnerëve që ne e respektuam.
Jeni një parti që liderin e keni në shtëpinë e vet dhe kryetari e keni për ta marrë për dore në takim me prindër, prandaj është krijuar ky konfuzion dhe situatë qesharake. Dhe tani përsëri doni të na akuzoni si nevojë timen për ta marrë nën kontroll byronë. Kjo është e papranueshme
Sali çohu dhe thuaj të vërtetën e Byrosë. Lëre Nexhmijen se ti ka shpjeguar aq mirë në Bllok Andi Bushati dhe mos gënje sepse do të ballafaqoj me fakte të shkruara 
Berisha: Zotëria në fushatën elektorale tha do krijoj BKH. Erdhi në pushtet dhe tha do kriojmë BKH. Në varësi të zyrës së kryeministrit cfarë ndodhi? Ndodhi që këtu për një vizitë rastësore të ishte një nga juristët më të mëdhenj të kohës së sotme. Ish-drejtori i Institutit Max Plang, ish-këshilltar disa herë i qeverive gjermane, por edhe të qeveria amerikane për çështjet e skllavërisë. Ky zotëri, xhentelem kur u njoh me konceptin tënd të BKH, në mënyrë të vetëdijshme ai doli në media shqiptare dhe kjo nuk mund të ndodhë në një vend demokratik. Ky profesor i madh tha se nuk ndodh kurrë në një vend demokratik. Po tja u them emrin ju jeni aq të dobët, nuk njihni shkencëtar, ju njihni vetëm letra bixhozi.
Profesori Frowein u zgjodh nga BE për të shqyrtuar rastin e Austrisë. Ka patur kontratë për të mbrojtur Kosovën. Ka mbrojtur Kosovën në Hagë si një vigan i vërtet. Ka qenë avokat i Kosovës, i paditur nga Serbia. E ka paguar populli shqiptar.
Cilido prej jush le të shkojë të marrë deklaratën e tij.
Megjithatë ky nuk ndalej, bëri ligjin, e coi në Parlament, e votoi në Parlament, shkoi në Gjykatën Kushtetuese dhe mori rrëzimin e plotë të tij.
Unë kërkova që asnjë përpjekje nuk mund të kalohet Gjykata Kushtetuese, sepse vendimet e saj janë të barazvlefshme në norma kushtetuese. Kjo u mor në konsideratë dhe filloi puna për draftin e dytë. U bë draft ii dytë që pasqyronte një fakt kryesimin nga prokurorë të ekipit antikorrupsion, por e vendoste në varësinë të Sajo qorrit, por unë absolutisht përpara ja jap Shullazit, Shullazit ja jap. E vendoste në varësi të Sajo Qorrit dhe unë duke qenë me të gjitha dakord, marr në telefon dhe shpreh shqetësimin. Pa ndryshuar kushtetuën i dhamë policisë atribute hatimore.
Edi Rama: Dole tre herë dhe tre herë i gjëmove bishtit tënd duke ardhur vërdallë dhe nuk the atë që unë të kërkova shuëm thjesht. U more me Nexhmijen, Xhon Kerrin, me kunata, por jo me thelbin e pyetjes time: Pse gënjen, dhe pse gënjeni për Byronë Kombëtare të Hetimit. Më përmend raportin e Komisionin e Venecias. Je gënjeshtarë profesionistë. Gënjen çdo ditë. Sot java ke thënë këtu: “(Lexon fjalën e Berishës) Çfarë ka Byroja e hetimit, jua them unë. Ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë përputhet tërësisht. Kush e pengon, dmth jam unë. Të enjten konfirmuat draftin”
Drafti është 100 % i dakordësuar dhe variant që ka ardhur në Parlament është ai me ndërkombëtarët. Kjo përpjekje tinzare për të kulmuar në gënjeshtrën tuaj është e patolerueshme. Kryetari juaj që është kopësht për drekë ka dalë për ditë. Silleni draftin. Unë kam thënë këtu që drafti është gati por duhet shqyrtuar nga Komisioni i Reformës së Drejtësisë
O tërhiqeni atë që thoni për draftin. Nuk duam ndjesë. Duam vetëm kjo çështje të mbyllet me të vërtetën. Ne kemi rënë dakord përmes partnerëve për këtë draft, cfarë na tregon kodin e heshtjes. Respekto kodin e thjeshtë të mbylljes së negociatave fala partnerëve ndërkombëtarë