Ralfi dhe deputetët e Kazanëve

523
Sigal

eAnalisti Ilir Demalia, ka komentuar spërkatjen me bojë të deputetit Ralf Gjoni, i cili u qëllua mëngjesin e djeshëm, teksa po dilte nga banesa e tij për të shkuar në seancën parlamentare. Demalia u shpreh se simbolika të tilla janë normale në demokraci, duke kujtuar goditjen me vezë të ish-kancelarit gjerman që bëri bashkimin e dy Gjermanive. “Ç’sulm është ky, i kanë rënë me bojë. Harruat ju kur një djalë i ri sulmoi kancelarin e Gjermanisë, Helmut Kohl, që bëri bashkimin e dy Gjermanive, e gjuajti me vezë. Janë normale në demokraci. Në rastin e Ralf Gjonit jo me bojë, jo me vezë, por ta marrin dhe ta fusin në kazan si në Kazakistan dhe shumë politikanë”, u shpreh ai. Ai ka komentuar më tej edhe deklaratën e Gjonit, i cili u shpreh se pranimin e mandatit të deputetit nuk e bëri për rrogën. Demaliaj e konsideroi atë një deklaratë “injorante”, ndërsa shtoi se ai ka fyer një punëtor shqiptar që, sipas tij i bie bretku në punë dhe që një rrogë të tillë do 10 muaj ta marrë. “Ralf Gjoni në radhë të parë sot ka bërë një deklaratë shumë të ulët që pretendon se është dhe intelektual dhe filozof, megjithëse nuk e di ku e ka studiuar filozofinë, se unë e di që ka studiuar që t’i bjerë fyellit dhe mund të shkojë me Laert Vasilin kur të këndojë vargjet e Naim Frashërit “O malet e Shqipërisë” dhe ky t’i bjerë fyellit. Dha një deklaratë shumë injorante: Nuk kam ardhur këtu për një rrogë të qelbur. E para fyen rrogën dhe tallet me shumën 1600 dollarë që merr një deputet në një kohë që një punëtor shqiptar që i bie bretku gjithë ditën, do 10 muaj ta marrë. Kam të drejtë të pyes Ralf Gjonin, nëse nuk ka nevojë për këtë rrogë të qelbur, çfarë të ardhurash të tjera ka ky? 1600 dollarë nuk është rrogë e qelbur as në Itali. Ky duhet të futet në vetting dhe të hetohet kush janë të ardhurat e tij që 1600 dollarë u quakan të qelbura, a mos janë lidhjet me Gaz Demin, a mos janë lidhjet me Sorosin që ka qenë i G99? Ky pretendon se ka studiuar në Angli dhe ka ardhur për dashurinë për atdheun, çfarë quan studim, kurse 3 mujore? Ky tregoi injorancën e vet, por edhe e tradhtoi inkoshienti i tij për burimet e tjera që ka. Tregoi se paska të ardhura të mëdha”, deklaroi analisti.