Qeveria socialiste hesht për 4,2 milionë euro që Lefterie Lleshi abuzoi me projektin elektronik të votimeve

441
Më 20 qershor 2013, PS-ja (asokohe në opozitë), nëpërmjet nënsekretarit të Çështjet Zgjedhore, Bledi Çuçi dorëzoi në prokurorinë e Tiranës, kallzim penal ndaj kryetares së KQZ-së Lefterie Lleshi dhe anëtarëve të KQZ-së, për abuzim dhe shpërdorim të fondeve prej 4,2 milionë euro të dështimit të projektit të numërimit elentronik në Qarkun e Fierit dhe të indentifikimit elektronik në Qarkun e Tiranës.
Kallzimi penal, thjesht një truk politik
PS-ja dhe aleanca që ajo udhëiqte, i fitoi zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndërsa Bledi Çuçi, u emërua ministër përgjegjës kundër korrupsionit. Domethënë, pas zgjedhjeve, PS-ja, që më 20 qershor paditi për abuzim dhe shpërdorim fondesh të zgjedhjeve, Lefterie Lleshin dhe KQZ-në, kishte arësye më shumë që të ndiqte më nga afër kallzimin penal që bëri. Për më tepër, vetë ministri Çuçi, që u bë edhe ministri që do të luftonte korrupsionin. Mirëpo, për çudi, edhe pse kanë kaluar 20 muaj nga data e padisë penale, as prokuroria, as PS-ja nuk janë “kujtuar” që të hetohet dhe gjykohet kallzimi. Kjo heshtje e PS-së, shpjegohet, se kallzimi që bëri për abuzim dhe shpërdorim fondesh të zgjedhjeve ndaj Lefterie Lleshit, me cilësinë e kryetares të KQZ-së, ishte një truk politik. Së pari, nëse PS-ja humbiste zgjedhjet, atëhere, dhe vetëm atëhere, PS-ja, do të kishte një argument ligjor më shumë, që të justifikonte humbjen elektorale. Do të akuzonte pikërisht, KQZ-në, se me qëllim dështoi projektin elektronik, që ishte parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor, për të manipuluar votën. Së dyti, do ta akuzonte KQZ-së, për njëanshmëri partiake, meqë koalicioni i Majtë nuk kishte pranuar, asakohe të plotësonte 3 vendet në KQZ. Derisa PS-ja fitoi bindshëm zgjedhjet, “harroi” edhe padinë penale që vetë ajo bëri, për shpërdorim të 4,2 milionë euro, që Lefterie Lleshi pagoi paraprakisht kompaninë spanjolle, që do zbatonte munërimin dhe evidentimin elektronik në qarqet Fier e Tiranë, por që në fakt, dështoi për pamundësi potenciale të vetë kompanisë.
Tenderim jo transparent
Asokohe, PS-ja akuzoi Lefterie Lleshin, se bëri një tenderim jo transparent, në përcaktimin e kompanisë spanjolle si fitues, dhe kjo akuzë u vërtetua me pamundësinë potenciale të kompanisë spanjolle, që u përzgjodh ( siç akuzoi asokohe PS-ja) nga Lefterie Lleshi, si kryetare e KQZ-së. 
Prokuroria hesht përballë këtij korrupsioni flagrant
Është qesharake vendimi i KQZ-së të Lefterie Lleshit, që të skualifikojë nga gara elektorale, disa partiçka të vocka, meqë ende nuk aknë kthyer ca qindarka lekë, që përfituan në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndërkohë, që Lefterie Lleshi shpërdoroi dhe abuzoi haptas me 4,2 milionë euro, duke parapaguar kompaninë spanjolle, që të bënte numërim dhe evidentim elektronik, në qarqet e Fierit e Tiranës. Ndërkohë, që prokuroria kërkon masën e burgosjes për qytetarë, që janë borxhlli për ca jimëra lekë ndaj OSHEE-së, ende, në këto 20 muaj, nuk ka filluar procedurën e hetimit për abuzimin dhe shpërdorimin e 4,2 milionë eurove të fondit për zgjedhjet e 2013-s. Ky është rast flagrant i korrupsionit, ku zyrtarët më të lartë të institucioneve kushtetuese, sikurse Lefterie Lleshi, kryetare e KQZ-së ka abuzuar dhe shpërdoruar 4,2 milionë euro dhe, çuditërisht, prokuroria hesht, duke mbyllur në sirtar kallzimin penal të PS-së, tashmë në qeverisje. Këto mosveprime nga prokuroria, ndaj korrupsionit flagrant të zyrtarëve të lartë, që shpërdorojnë dhe abuzojnë me miliona euro paratë e taksapaguesve shqiptarë, bëjnë që qytetarët shqiptarë të mos besojnë më te drejtësia, duke e parë atë, si një patericë të politikës dhe si një lavatriçe që pastron korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. 
Sigal