Qeveria shpenzon gjysmë milionë euro çdo muaj për platformat elektronike

562
Sigal

Qeveria shpenzon rreth 500 mijë euro në muaj për mirëmbajtjen e platformave elektronike qeveritare. Sipas të dhënave të Open Data Albania, qeveria ka shpenzuar rreth 3 milionë euro për mirëmbajtjen e platformave elektronike qeveritare nga 1 janari 2018 deri më tani. Këto platforma janë sistemi i gjendjes civile; regjistri për njoftimet dhe konsultimet publike; portali qeveritar eAlbania; sistemi i mbrojtjes së të dhënave të thesarit; sistemi multifunksional i qendërzuar për leje ndërtimi; ndërtim i platformës digjitale për shkollat e mesme. Kompanitë të cilat paguhen për mirëmbajtjen e këtyre platformave janë IKUB Info, Fastech, INFOSOFT SYSTEM, Advance Business solution, Image & Communication Development, Kazazi Consulting. Përfituesja më e madhe ndër këto kompani është INFOSOFT SYSTEM, e cila për periudhën prill 2017 deri më tani ka marrë 30 milionë euro. Ndërsa kompanitë e tjera, për të njëjtën periudhë kohore renditen si më poshtë: Kompania IKUBINFO ka përfituar rreth 10 milionë euro nga buxheti i shtetit; Kompania FASTECH ka përfituar rreth 7 milionë euro; Kompania Advance Business Solutions ka përfituar rreth 4 milionë euro; Kompania INTECH+ ka përfituar rreth 3.8 milionë euro;