PS-PD gati për Reformën në Drejtësi, Halimi: E votojmë që javën e ardhshme

459
Reforma në drejtësi duket se është pranë miratimit, pasi është arritur marrëveshja mes palëve. Deputeti Eduart Halimi duke folur pas mbledhjes së Komisionit të Reformës u shpreh se opozita ka dhënë miratimin e saj në parim për çështjet më të diskutuara.
“Po punojmë për të hedhur në letër draftin e plotë të Reformës në Drejtësi siç është diskutuar këto muaj. Opozita ka dhënë dakordësinë e saj për Byronë Kombëtare të Hetimit, për hetimin e gjyqtarëve, për prokurorinë speciale, sipas draftit të fundit që është dorëzuar pasi ndryshon shumë nga drafti i shtatorit të vitit të kaluar. Për këto kemi dhënë dakordësinë në parim. Komponentin antikorrupsion jemi gati ta votojmë që javën e ardhshme”, u shpreh Halimi.
Sigal