Protesta e PD-së, “blindohet” Kryeministria nga të gjitha anët

530
Grilat e dritareve të kryeministrisë janë mbyllur, ndërsa para saj është vendosur një gardh teli, prapa të cilit qëndron kordoni policor, kësaj here jo vetëm me police femra por edhe meshkuj.
Ndërkohë që në taracën e këtij institucioni si dhe në atë të Kryesisë së Kuvendit shihen forca policie, po ashtu si edhe në të gjitha pikat kyçe nga do të vërshojnë protestuesit.
Ndërsa na ndajnë pak minuta nga nisja e protestës ka nisur edhe grumbullimi i protestuesve në shesh. Të pyetur se pse protestojnë ata kanë mendime të ndryshme:

“Jemi të mbushur me kriminele”,- tha një vajzë e re.

“Për të protestuar se nuk kemi punë”,- u shpreh një protestues

“Duhet qeveri teknike, të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”, – tha një tjetër qytetar.
Sigal