Protesta e sotme e zhvilluar nga opozita përpara Kryeministrisë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Në një shkrim të publikuar në faqen online Daily Mail, shkruan se protesta u shoqërua me një siguri të lartë të rendit.
Sipas gazetarëve lokalë shkruan “Daily Mail” të pranishëm mund të kenë qenë 10 mijë protestues.
Pjesë nga shkrimi:
Mijëra njerëz që mbështesin opozitën e Shqipërisë zhvilluan një protestë anti-qeveritare këtë të shtunë, duke akuzuar Kabinetin për lidhje me krimin e organizuar dhe duke bërë thirrje për dorëheqjen e saj.
Partia Demokratike, aleati i saj, Lëvizja Socialiste për Integrimin e krahut të majtë, po ashtu edhe qytetarë marshuan drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Mbështetësit e opozitës me flamuj të Bashkimit Europian dhe atë të SHBA-së mbanin në duar slogane anti-qeveritare edhe në gjuhën angleze si “Rama go” – duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Siguria e policisë ishte e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku u mbajt tubimi. Qindra policë ishin në gatishmëri për t’iu paraprirë të trazirave.
Protesta konsiderohet si një provë e mbështetjes për opozitën, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e vitit të kaluar, duke siguruar vetëm 43 mandate në parlamentin me 140 vende.
Gazetarët lokalë thanë se të pranishmit mund të kenë qenë rreth 10,000, e ndërsa udhëheqësit e opozitës thanë se ishin 200,000 deri 300,000 njerëz, ndërsa policia nuk pranoi të komentojë.
Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, iu dha statusi i kandidatit të BE në vitin 2014 dhe shpreson të nisë këtë vit negociatat e anëtarësimit.