Presidenti Meta: Zvicra një model i demokracisë dhe harmonisë fetare

470
Sigal

Presidenti Ilir Meta pas takimit me ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître për mes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka falenderuar për për veprimtarinë e organizuar sot me temë “Shqipëria – Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë.

Ja postimi i plotë i Presidentit:

E falenderoj ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître për veprimtarinë e organizuar sot me temë “Shqipëria – Jetesa në harmoni e komuniteteve fetare”, që kishte për qëllim promovimin e një prej pasurive më të çmuara të kombit shqiptar, për të cilën duhet të jemi krenar të gjithë.
Zvicra është një model i vërtetë për demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe bashkëjetesën mes popujve, nga e cila mund të mësojmë shumë. 🇦🇱🤝🇨🇭