Kujtim Cakrani: 12.8 minuta për të marrë drejtësi, ja ku na katandisi reforma

131
Sigal

Përveç faktit që në gjykatën e Apelit Vlorë janë mijëra dosje që priten të shqyrtohen prej vitit 2017 por, në këtë gjykatë në një ditë zhvillohen mesatarisht 50 seanca gjyqësore! Dhe kjo vetëm nga një trup gjykues me 3 tre gjyqtarë. Gjyqtarët janë padyshim shumë lartë profesionalisht, por një ngarkesë e tillë me kaq shumë çështje është e pakonceptueshme, sepse sipas një llogaritje të thjeshtë në 8 orë punë janë plot 640 minuta.

Nëse bëjmë një matematikë të thjeshtë, pjestojmë 640 minuta me 50 çështje në ditë, atëherë del se një çështje gjyqësore apo seancë zgjatë plot 12.8 minuta.

E kuptoni çfarë i bënë drejtësisë këta të paudhë?!