Ballina Aktualitet Furnizonte lagjet e Zyrihut me kokainë dhe heroinë, i riu shqiptar arrestohet...

Furnizonte lagjet e Zyrihut me kokainë dhe heroinë, i riu shqiptar arrestohet nga autoritetet zvicerane

132
Sigal

Autoritetet zvicerane Zyrih kanë arrestuar një të ri shqiptar që shiste lëndë narkotike në një nga zonat e qytetit, nërsa pas arrestimit atij iu gjet rreth 1 kilogram drogë.

24-vjeçari shqiptar u kap duke shitur kokainë dhe heroinë në sasi të vogla, ndërsa pas kontrollit në banesën atij iu gjet e gjithë lënda narkotike që posedonte dhe që kishte synim ta shiste.

Sakaq, mediat e vendit alpin raportojnë se i riu shqiptar është marrë në pyetje nga policia dhe është dërguar në prokurorinë e Zyrihut.