Presidenti Meta takon Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social, z.Luca Jahier

101

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), z. Luca Jahier.

Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit i shprehu z.Jahier mirënjohjen për Rezolutën e KEES pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen ide për bashkëpunimin në të ardhmen, në veçanti për perspektivën e krijimit të Komitetit të Përbashkët Këshillimor për Shoqërinë Civile.