Presidenti Meta takon përfaqësuesit e Kosovës në Lojërat Oplimpike “Tokyo 2020”

534
Sigal

Presidenti Meta ka takuar ditën e sotme disa nga figurat e njohura sportive që do përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Oplimpike “Tokyo 2020”.

Kreu i Shtetit shprehet se ata janë ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.

Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.” – shkruan Kreu i Shtetit në një postim në Facebook.

Statusi i plotë i Presidnetit Ilir Meta

Një takim i ngrohtë me krenarinë e sportit shqiptar, Majlinda Kelmendi dhe kampionët e xhudos nga Kosova, Shpat Zeka, Erza Muminoviq e Akil Gjakova dhe trajnerin e tyre të mirënjohur Driton Kuka, ambasadorët e shkëlqyer të vlerave më të mira njerëzore e sportive të kombit shqiptar në botë.
I’u urova shumë suksese në stërvitjen që kanë nisur për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, besimplotë se do arrijnë të ngrenë lart flamurin e Kosovës.
Majlinda, Distria, Nora, Erza, Akili, Shpati e shumë sportistë të tjerë janë motiv krenarie dhe model suksesi e frymëzimi për fëmijët e të gjithë të rinjtë shqiptarë.