Udhëtim në Bashkinë Selenicë

1247
Sigal

Ergys Alushin

Novruz Barjamin

Monumentet e Kulturës në Bashkinë e Selenicës, traditat, veshjet antike ilire, kënga, Polifonia e rrugët antike

Duket se bashkia e Selenicës i ka paraprirë me botimin e një guide turistike përfundimit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës. Bashkë me aksin rrugor të përfunduar që përshkon një pjesë të madhe të fshatrave të bashkisë Selenicë, kalimtarët në këtë rrugë do të kenë dhe një guidë turistike. Botimi është një ndihmë e madhe për njohjen e vlerave turistike e historiketë fshatrave, në të cilat janë të shumta monumentet e Kulturës, të natyrës, kalatë, urat e vjetra e shumë vlera të tjera që do të tërheqin këdo vizitorë që I viziton.

Bashkëpunimi midis historianit Novruz Barjamit dhe gazetarit Ergys Alushit ka bërë të mundur botimin e të parës guidë turistike për 47 fshatrat e Lumit të Vlorës, që përmblidhen në bashkinë e Selenicës. Për botimin e librit të titulluar “Udhëtim në Bashkinë Selenicë” dy autorët kanë punuar për më shumë se një vit duke shkuar në të gjitha fshatrat e bashkisë me qëllim evidentimin e më pas pasqyrimin në libër të të gjitha vlerave turistike që ofrojnë këto fshatra për vizitorë të ndryshëm, vendas e të huaj.

Përgatitja e një materiali të tillë, me të dhënat gjeografike, arkeologjike e kulturore për 47 fshatra e qytetin e Selenicës, ishte një sipërmarrje e vështirë por edhe një detyrim për kohën. Ky botim u realizua në periudhën e tranzicionit të tejzgjatur për vendin tonë, kur zakonet e trashëgimia kulturore autoktone, u zëvendësuan me vlera të reja të një shoqërie të hapur. Për të evidentuar me vërtetësi vlerat etnokulturore, jetën e banorëve vendas dhe bukuritë e natyrës, na u desh që për më shumë se një vit, të shkonim fshat më fshat, udhëtim ky që ngjason me një ekspeditë kërkimore në natyrë. Kudo ku shkuam, konstatuam se tek banorët që jetojnë në këto fshatra, ruheshin ende të shenjta zakonet dhe traditat më të mira të trashëguara nga të parët, siç janë mikpritja, bujaria dhe dashuria për punën. Pas viteve 90-të, banorë të moshave të ndryshme janë larguar nga vendlindja e tyre për në qytetet e tjera të Shqipërisë; Vlorë, Sarandë, Durrës, Tiranë e deri në Amerikë, e për të vetmin qëllim, për një jetë më të mirë. Në këto vitet e fundit të migruarit nga Bashkia e Selenicës, si pasojë e përmirësimit të infrastrukturës e punime urbane në qendrat e banuar, kanë filluar të investojnë në ndërtimin e vilave, në rikonstruksionin e banesave të vjetra, në frutikulturë e në industrinë agrare. Vlen të përmenden këtu “Takime brezash”, që zhvillohen çdo vit në fshatrat e bashkisë Selenicë, si një mundësi e mirë për t’u takuar, njohur me njëri tjetrin, me fshatin, historinë, traditat, me qëllimin për t’i trashëguar ato në brezat e ardhshëm. Meritojnë falënderime të gjithë ata që ne takuam gjatë kësaj “ekspedite informative”, që me të dhënat e grumbulluara prej tyre ndihmuan e plotësuan këtë botim. Falënderime të veçanta i takojnë Z. Përparim Shametaj, kryetarit aktual të Bashkisë Selenicë, për mbështetjen e gjithanshme që na ka dhënë, duke na e lehtësuar punën tonë në përgatitjen e këtij botimi.

Iniciativa e dy autorëve, që janë të njohur, jo vetëm në Vlorë në fushat ku kontribuojnë, ka gjetur dhe mbështetjen e kryetarit të bashkisë, Përparim Shametaj, i cili në faqet e para të librit jep vlerësimet e tij për vlerat turistike që mbart bashkia që ai drejton. Terreni fushor, kodrinor dhe malor, buza e lumit dhe maja e malit, të ndërthurura me pasuritë nëntokësore, janë të rralla në Shqipëri. Bitumi i Selenicës dhe nafta e Gorishtit, Amonicës, Karbunarit, si pasuri kombëtare, janë të njohura edhe jashtë kufijve të vendit. Buzëlumi i Vjosës, por dhe ai i Shushicës, plotësojnë atë “amfiteatër” të lakmueshëm, të paekspozuar e eksploruar deri më tani, sa e si duhet. Madje të plotësuara më së miri edhe nga ndjesia, ndjeshmëria dhe fryma e solidaritetit të njerëzve të kësaj treve, e njohur historikisht, e transmetuar dhe e pasuruar në breza. Ndonëse njerëzit, edhe pse mund të ishin të varfër, ishin të pasur në shpirt dhe me mikpritjen karakteristike; “Bukë, kripë e zemër”! Kjo bashki ka vlera të mëdha historike kulturore dhe turistike, por edhe vizioni gjithashtu, në gjithë territorin e saj, ku për evidentimin dhe pasqyrimin e tyre ka nisur puna që me krijimin e bashkisë së re. Zhvillimi i turizmit në trevën e bashkisë Selenicë, është prioritet kryesor, i lidhur me vendet, resurset, ngjarjet kulturore dhe historike që ka e gjithë Bashkia Selenicë. Disa vende historike, njihen jo vetëm brenda kësaj bashkie dhe vendit, por edhe jashtë tij, si pika kulmore, të rralla, prehistorike, historike dhe kulturore si: Parku Kombëtar i qytetit antik të Amantias, Kalaja e Mavrovës, Shpellat e Velçës, Ura e Bratit, Qyteza e Armenit, vendbanimi i lashtë i Kropishtit, Mozaiku i Mesaplikut, Kalaja e Boderit, ku njerëzit përcjellin legjendën, se më parë u ngrit një kodër për të ndërtuar më pas kalanë, Shpella e Shkruar mbi fshatin Lepenicë, fshati Drashovicë, me monumentet historike, i vlerësuar me titullin më të lartë: “Nderi i Kombit” etj. Shpella e Vajzës, është një pikë turistike që tërheq shumë vizitorë, vendas e të huaj, ku ndërthuren uji i ftohtë nga burimi i malit, freskia e shkëmbit të gdhendur që shërben si vend (baxho) për prodhimin e produkteve blegtorale, gatimet karakteristike të zonës, si mishi i pjekur dhe bukuria që ofron pamja e luginës me gjelbërimin e përhershëm. Kurora e Malit – Sevaster, ku shkojnë çdo vit nga të katër anët e vendit mijëra besimtarë, është një tjetër vend tërheqës për t’u njohur nga shqiptarët dhe jo vetëm. Aty, në lartësinë e malit Tartar është një vend i shenjtë, ku besimtarët kalojnë natën dhe iu luten Perëndive. Të gjitha këto e të tjera monumente të natyrës e të kulturës, janë një mundësi e mirë për t’u bërë të vizitueshme me qëllim zhvillimin ekonomik të zonave ku ndodhen. Pesha që mban në Historinë e vendit, krahina e Labërisë, fshatrat e përfshira në hartën e kësaj bashkie, që ruajnë dhe trashëgojnë me dashuri vlerat historike të traditave kulturore më të mira, kërkojnë vëmendjen e Qeverive, për mbrojtjen e tyre, rehabilitimin e rikonstruksionin, si dhe mbështetjen financiare për ndërtimin e rrugëve që të çojnë në të gjitha këto vende të bukura. Përgatitja e këtij botimi ka,pikërisht,për qëllim njohjen e monumenteve të natyrës e të kulturës, historisë e traditës, zakoneve e kulinarisë, klimës e bimësisë, bujarisë e mikpritjes së njerëzve, për të cilat duhet rikthyer vëmendja, duhen njohur, vizituar dhe investuar.

Monumentet e Kulturës në Bashkinë e Selenicës

1.Kalaja e Cerjes – fshati Brataj – Vendim nr.1886, dt.10.06.1973

2.Kalaja e Mavrovës – fshati Mavrovë – Vendim nr.1886, dt.10.06.1973

3.Kalaja e Boderit – Smokthinë -Vendim08.01.1977

4.Kulla e ndërtuar në kohën e Ali Pashës – fshati Gumenicë.Vendim nr.266/1, dt.16.02.1979

  1. Qyteti ilir Amantia – fshati Ploçë. Vendim nr.1886, dr.10.06.1973

6.Qyteza e Armenit – fshati ArmenVendim nr.1886, dt.10.06.1973

  1. Termat antike – Fshati RexhepajGorishtVendim nr.155, dt.04.04.2002

8.Shpellat e Velçës – fshati VelçëVendim nr.1886, dt.10.06.1973

9.Ura e Brataj – fshati BratajVendim nr.1886, dt.10.06.1973

10.Ura e Frëngut – fshati GjormVendim nr.266/1, dt.16.02.1979

11.Këmbët e urës antike nën kalanë e Cerjes – fshati BratajVendim nr.1886, dt.10.06.1973

12.Rrënojat e Kishës së Shën Kollit – fshati ArmenVendim nr.1886, dt.10.06.1973

  1. Rrënojat e Kishës së Shën Gjergjit – fshati BratajVendim nr.2854, dt.06.08.1980

14.Mozaiku në vendin “Brezi Qisha e Murrajve” – fshati Mesaplik. Vendim nr.266/1, dt.16.02.1979

15.Banesa e Bukurie Abazit – fshati Gjorm. Vendim 08.01.1977

16.Banesa e Petrit Devrit – fshati Brataj. Vendim 08.01.1977

17.Banesa e Qani Zerës – fshati Mavrovë.Vendim nr.266/1, dt.16.02.1979

18.Banesa e Resmi Qerim Kasajt – fshati Armen. Vendim nr.266/1, dt.16.02.1979

19.Banesa e Beqir Gjokës – fshati Drashovicë. Vendim nr.266/1, dt.16.02.1979

20.Kasollet e Qerem Hadërit – fshati Amonicë. Vendim nr.266/1, dt.16.02.1979

21.Banesa e Zigur Lelos – fshati Mesaplik. Vendim nr.202, dt.09.08.2006

22.Banesë dykatëshe-rrënojë – fshati Mesaplik. Vendim nr.469, dt.09.08.2006

  1. Shtëpia e Feti Elmazit – fshati Ramicë. Vendim nr.1886, dt.10.06.1973

24.Banesa e Murat Xhelilit – fshati Dushkarak. Vendim nr.377, dt.22.01.1985

Bashkia e Selenicës kufizohet në veri me bashkinë e Fierit,në lindje me bashkinë e Mallakastrës eTepelenës, në jug me bashkinë e Himarës dhe në perëndim me bashkinë Vlorë.Territori ku shtrihet bashkia e Selenicës, kufizohet në veri e në lindje me lumin Vjosë, në jug me grykën e Vërmikut, Çipinit e Bolenës, në perëndim pjesërisht me vargun lindor të kodrave të Lungarës e me rrjedhjen e poshtme të lumit të Shushicës.
Lumenjtë e përrenjtë që e kanë modeluar këtë reliev janë: Rrjedhja e mesme dhe e poshtme e lumit të Vjosës, Shushicës, Vërmikut e shumë përrenj nga të cilët përmendim përroin e Vllahinës e Trubullit.

Zona malore, dallohet për një reliev tepër të copëtuar, të pasur me kullota, burime e bimësi. Aty rriten dreri, dhia e egër, derri i egër, thëllëza, shqiponja etj. Format e bukura të relievit, freskia e ajrit dhe burimet e shumta e bëjnë mjaft tërheqës këtë territor për vizitorët vendas e të huaj.Edhe pjesa tjetër e relievit kodrinor, që fillon në jug me Sevasterin e deri te “Bishti i Malit” në veri, dallohen për peizazhin e mrekullueshëm dhe ndërthurjen e kodrave, fushave e luginave të mbuluara nga gjelbërimi gjithëvjetor.I gjithë ky territor përshkohet nga rrugë lokale, pjesërisht të asfaltuara, që lidhin qendrat e banuara dhe zonat ekonomike midis tyre.

Traditat

Qendrat e banuaraqë mbulon Bashkia e Selenicës, bëjnë pjesë në ndarjen e madhe etnografike të Toskërisë. Banorët këtu, ndër shekuj, janë dalluar për besnikërinë, mikpritjen e trimërinë. Të ardhurat për të jetuar i kanë siguruar duke u marrë më shumë me blegtori e më pak me bujqësi.

Veshjet antike ilire

Për veshjen antike ilire, gjejmë të dhëna në stelat e gjetura në luginën e Lumit të Vlorës. Dy nga këto, njëra e gjetur në Mesaplik e tjetra në Drashovicë, pasqyrojnë veshjet e grave në shekujt e parë të erës sonë. Tek skela e Drashovicës shohim të skalitur nënë e bijë, të dyja mbajnë veshur fustane të gjatë me grykë të mbyllur. Fustani qëndron i lëshuar, dhe të jep përshtypjen se ka një punim të trashë, dallohen çorapet dhe veshjet e poshtme të këmbës, që japin përshtypjen e materialit të lehtë e të hollë, ndoshta prej lëkure. Po të njëjtën veshje dhe pozicion ka edhe stela e gjetur në Mesaplik. Stela të tjera, që ruajnë vlera të rëndësishme etnografike janë gjetur në Mavrovë e Karbunarë. Stela e Mavrovës na jep të dhëna për blegtorinë. Ajo i kushtohet një bariu ku autori bashkë me bariun ka skalitur edhe simbolin e blegtorisë, kërrabën antike.Stela e gjetur në Karbunarë, jep të dhëna për traditën në bujqësi.Në qendër qëndron bujku, dhe anash tij ndodhen veglat bujqësore, si kazma, kosore, parmenda primitive, një kalli drithi e një leh e punuar. Nga vëzhgimet e bëra, del se në zonat e Labërisë, në elementë të rëndësishëm të veshjes popullore, në vështrimin etnografik, ka unitet në karakterin e përgjithshëm strukturor.Veshja tradicionale, për burrat, ka qenë veshja me fustanellë, dhe ajo me poture. Për gratë, veshja me xhoke e fustan të linjtë, të gjatë, dhe ajo me sako e jelek. Në mesjetë, u shtua dhe veshja e kulturës orientale.

Kënga

Mënyra e të kënduarit është kënga labe (shumëzërëshi), shpeshherë e shoqëruar nga vegla muzikore të karakterit blegtoral, siç janë fyelli, cyla dyjare, zilet, gjethet, etj. E kënduar e veçantë, ka qenë mërmëritja (njëzërëshi). Në Lumin e Vlorës flitet sesi gratë kanë vajtuar e ligjëruar luftëtarët, burrat apo djemtë e tyre, të cilët vriteshin në luftërat e shumta për liri e pavarësi. Secili fshat i bashkisë Selenicë, ka grupin e vet të këngës labe, grupe që janë dalluar e kanë fituar ëmime në shkallë kombëtare.

Iso polifonia

Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet ; “Kryevepër e trashëgimisë gojore e shpirtërore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.

Pa më të voglin dyshim, data 25 nëntor 2005, është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë, “Iso-polifonia popullore shqiptare”, futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.

Rrugët antike

Rruga Egnatia që fillon nga Durrahu (Durrësi) dhe me një drejtim nga Aulona ndahet në tri drejtime. Një nga këto drejtime ka qenë edhe rruga që kalonte në territorin e sotëm të bashkisë Selenicë.

Drejtimi i tretë sipas Tabula Peuntigeriana, shekulli i 2-të p.e.s.nis nga Aulona dhe vazhdon drejt Amanties-Tepelenës dhe përgjatë lumit Drino në Hadrianopolis.

Lidhja e Aulonës me trevën e Amanties sipas gjurmimeve dhe zbulimeve arkeologjike bëhej në dy drejtime;

I pari ndjek rrjedhën e Shushicës dhe të Vjosës: në këtë mënyrë qafa më e butë për të kaluar kodrat e Shashicës është ajo e Koëiut, e cila krijon mundësinë të kapërcehet Shushica për në Peshkëpi. Këtu përftohen dy degëzime të tjera: njëri ndjek drejtimin Peshkëpi – Armen – Selenicë – Karbunarë, për të dalë në qafën e Ploçës, kurse tjetri ndjek trasenë e rrugës së sotme automobilistike, për të kaluar përbri kodrave të Olympes me drejtim Kotën. Këtu rruga kalonte vaun në krah të majtë të Shushicës, me drejtim Gjorm – Lepenicë – Brataj – Vranisht-Kallarat, për të dalë në qafën e Kuëit, prej nga zbriste në qytezën e Borshit, duke mundësuar lidhjen e Aulonës dhe të Amanties me Kaoninë dhe detin Jon.Në Brataj, nëpërmjet urës së Bogdanit, shekulli i 3-të p.e.s. (pjesë të së cilës ruhen edhe sot, me statusin Monument Kulture), bëhej lidhja me qytezën e Çerjes dhe me tërë krahinat e Mesaplikut.

Degëzimi i dytë ndjek drejtimin nga Kota për në Amonicë dhe prej andej bashkohet në Qafën e Plloçës, me atë të ardhur nga krahu i majtë i Vjosës, duke u bërë një rrugë e vetme me të.

E nisur nga Ploëa, kjo rrugë ndjek drejtimin e trasesë së sotme nëpër qafën e Sevasterit, del në Dorëz, dhe duke kaluar rrëzë qytezës së Matohasanajt, merr drejtimin për në Tepelenë, duke bërë të mundur lidhjen e Gjirit të Vlorës dhe të Amanties me Epirin dhe Maqedoninë.

Vijon…