Presidenti Meta takon historianin e famshëm amerikan: Mirënjohje për kontributin e vyer në ndriçimin e historisë sonë

400
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me studiuesin e njohur të historisë së Shqipërisë, amerikanin Bernd Fischer. Për këtë takim, Presidenti Meta shkruan: “Një takim i ngrohtë me studiuesin e njohur amerikan të historisë së Shqipërisë, Bernd Fischer, me të cilin pata kënaqësinë të bisedoja për sfidat që ka kaluar vendi ynë në periudha të ndryshme. Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në ndriçimin e historisë sonë.” – përfundon Presidenti Meta shkrimin. Bernd J. Fischer është profesor i Historisë së Ballkanit dhe drejtor i departamentit të historisë në Universitetin e Indiana – s, Fort Wayne. Është autor i një sërë librash rreth Shqipërisë, duke përfshirë “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, “Shqipëria gjatë Luftës, 1939 – 1945” dhe “Identitete shqiptare, miti dhe historia”. Është anëtar i Bordit të Programi i Studimeve Shqiptare, Shkolla e Studimeve të Evropës Lindore dhe Sllave, University College, Londër.