Presidenti Meta takohet me kreun e Shoqatës Europiane të Sipërmarrjeve: Shqipëria të përfshihet në rrjetin e SME-ve

497
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me Presidentin e Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla (BVMW), Mario Ohoven.

Lajmin e bën të ditur vetë kreu i Shtetit në një status në Facebook, ku thotë se u ra dakord që të përfshihet Shqipëria në rrjetin më të madh evropian të SME-ve.

“Një takim i shkëlqyer me Presidentin e Shoqatës evropiane dhe asaj gjermane të Sipërmarrjeve të Mesme e të Vogla (BVMW), zotin Mario Ohoven. Kënaqësi që konstatova një interes shumë të lartë për të bashkëpunuar me Shqipërinë. Ramë dakord që në kuadër të aktiviteteve për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Gjermaninë, të përfshijë Shqipërinë në rrjetin me të madh evropian të SME-ve,” shkruan Meta