Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Jashtëm të Austrisë

402
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. Kreu i Shtetit e falenderoi Ministrin Schallenber për mbështetjen që Austria vijon t‘i japë pa rezerva procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se “Austria ishte një prej vendeve që nënshkroi letrën mbështetëse për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Presidenti vlerësoi bashkëpunim efektiv dypalësh midis agjencive të zbatimit të ligjit të dy vendeve tona, dhe inkurajoi forcimin e mëtejshëm të tyre. Meta shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike e tregtare dypalëshe, si dhe çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vend.

Presidenti e falenderoi Ministrin Schallenber për angazhimin e menjëhershëm, solidaritetin e treguar dhe ndihmat humanitare të autoriteteve austriake për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.