Presidenti Meta në mbrëmjes ka zhvilluar një bisedë me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Pete Marocco

710
Sigal

Presidenti Ilir Meta gjatë Mbrëmjes Gala, ka zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë e miqësore me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Pete Marocco

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta organizoi sot Mbrëmjen Gala të aktivitetit “South East Europe Gathering 2018 / Mëngjesin e Lutjeve” me temë: “Duajeni fqinjin tuaj”!, ku i ftuar ishte edhe NdihmësSekretari amerikan i Shtetit, Pete Marocco.
Në fjalën e tij përshëndetëse para të pranishmëve, Presidenti Meta shprehu vlerësimin e tij më të lartë për Grupin bipartizan të Lutjeve të Parlamentit të Shqipërisë, që bëri të mundur për herë të parë mbajtjen e këtij Takimi tradicional në Tiranë.
Më tej, Presidenti i Republikës theksoi se tema e këtij aktiviteti është shumë frymëzuese dhe me ndikim të fortë në marrëdhëniet tona të përditshme, si te njerëzit, ashtu edhe kombet.
“Në ditët e sotme, vendet e rajonit tonë po përjetojnë një frymë të re bashkëpunimi. Janë ende larg pajtimit të mirëfilltë, por të paktën dialogu po vazhdon. Në përgjithësi mbizotëron mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve, sidomos të rinjve, janë rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve të fundit”, – tha Presidenti Meta, duke theksuar se të gjitha vendet e rajonit synojnë të integrohen në Bashkimin Evropian, që do të thotë se po punojnë për të përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret e BE-së.
“Ne nuk do ta lejojmë rajonin të rikthehet në të kaluarën konfliktuale. Si fqinj të mirë ne po krijojmë hap pas hapi besim më të fortë te njëri-tjetrit, duke ndërmarrë veprime konkrete, dypalëshe dhe rajonale. Për ta krijuar këtë besim, mendoj se duhet të mësojmë nga mesazhi i ish-Presidentit të SHBA-së, Harry Truman, i cili dikur ka thënë, citoj: “Të gjithë do ta pranojnë se, që të kemi fqinjë të mirë, duhet të jemi edhe ne vetë fqinj të mirë’”, – deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.
Gjatë Mbrëmjes Gala, Presidenti Meta dhe zyrtari i lartë amerikan Marocco kanë një zhvilluar një bisedë tepër të ngrohtë e miqësore.