Presidenti Ilir Meta është shprehur tepër i kënaqur për pjesëmarrjen e tij në Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit, ku ishin të pranishëm dhe dy krerët e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Presidenti shqiptar e vlerësoi këtë event si një mundësi për rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve.

“Nuk mund të mungoja sot në “Festën Tradicionale të Vjeljes së Rrushit – Hardh Fest 2019″ në Rahovec, ku së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, ndamë urimet për prodhim të mbarë, mirëqenie dhe begati për vreshtarët, jo vetëm të kësaj zone, por të mbarë Kosovës.
Shpresoj që shkëmbimet mes dy vendeve tona të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit. Duhet të mësojmë më shumë nga njëri-tjetri!”- u shpreh Presidenti i Republikës.