Presidenti Meta: Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të karakterizohen nga energji të reja pozitive

460
Sigal

Presidenti Ilir Meta në takimin me Stevo Pendarovski u shpreh i bindur se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të karakterizohen nga energji të reja pozitive.

Gjatë këtij takimi ai thekoi gjithashtu dhe rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të dy vendeve tona.

“I bindur se me Presidentin, Stevo Pendarovski marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të karakterizohen nga energji të reja pozitive.
Theksuam rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të dy vendeve tona, si një mesazh i fuqishëm për perspektivën europiane të gjithë rajoni”- shkruan Meta.